LAJMI I FUNDIT:

Leonard Mark Nikaci: Fitnesi nuk duhet të jetë zgjedhje, por nevojë esenciale

Aktiviteti fizik ose ushtrimet mund të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve si diabeti tip 2, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Aktiviteti fizik dhe ushtrimet fizike mund të kenë përfitime të menjëhershme dhe afatgjata shëndetësore. Më e rëndësishmja, aktiviteti i rregullt mund të përmirësojë cilësinë e jetës tuaj.


Leonard Mark Nikaci është trajner i fitnesit, i cili tash e sa vite zhvillon profesionin e tij në një nga qendrat e fitnesit në kryeqytet.

Në një intervistë për Telegrafin, Nikaci ka treguar për kohën e pandemisë, ndikimin e suplementeve dhe steroideve si dhe ka demonstruar disa nga ushtrimet që duhet t’i dijë çdo fillestar.

 “Stili i sotëm dinamik i jetesës e bënë fitnesin shumë të domosdoshëm. Fitnesi nuk duhet të jetë zgjedhje, por nevojë esenciale pasi trupi i njeriut nuk është i ndërtuar që të jetë pasiv”.

Foto: Facebook

Trajneri Nikaci tregon për Telegrafin pasojat e pasivitet fizik në periudhën e pandemisë.

“Pasiviteti fizik bënë që të mos kemi qarkullim të mirë të gjakut, krijohen muskujt e atrofuar që më pas krijojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit”.

Foto: Facebook

Tutje, ai tregon çfarë ka bërë ai si profesionist i fushës për të ndihmuar njerëzit gjatë pandemisë që të qëndrojnë aktiv.

“Pas karantinimit nga ana e Qeverisë, kemi krijuar programe për ushtrime në shtëpi falas, në mënyrë që njerëzit të vazhdojnë të jenë aktiv. Të gjitha ushtrimet ishin të realizuara me video instruksione, në mënyrë që të kuptohen sa më lehtë”.

Foto: Facebook

Leonardi jep disa këshilla për lexuesit e Telegrafit të cilët duan të fillojnë ushtrimet për herë të parë.

“ Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është që të mos e gjykojmë veten ose procesin në të cilin do të kalojmë. Do të thotë se nuk duhet të mendosh se me fillim do arrish shumë, por as nuk duhet të mendojmë se ky aktivitet i ri është i pa mundur të realizohet nga ne, duhet ta gjejmë mesin mes këtyre dyjave”.

Foto: Facebook

Nikaci tregon për ndikimin e aktivitet fizik në shëndetin mendor, me theks të veçantë te njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni.

“Shprehja ‘Mendja e shëndosh në trupin e shëndosh’, e përshkruan më së miri ndërlidhjen mes këtyre dyjave. Fitnesi u rekomandohet shumë personave në depresion, pasi gjatë këtij procesi rregullohen hormonet e lumturisë. Ndryshe, në shumë studime shkencore është treguar se aktiviteti fizik e ka efektin më të madh se farmaceutikët të cilët janë krijuar për të luftuar depresionin”.

Foto: Ilustrim

Tutje, trajneri flet për suplementet dhe steroidet, të dyja këto shumë të diskutuara për ndikimin e tyre pozitiv dhe negativ në trupin e njeriut.

“Suplemtentet e rekomanduara janë shtesa ushqimore të cilat nuk i marrim gjatë ushqyerjes dhe duhet t’i arrijmë nga këto suplemente, nuk kanë efekte negative nëse merren me rregull dhe i plotësojnë mungesat e nutrientëve. Ndërsa steriodet nuk janë aspak të nevojshme dhe rekomandueshme, trupi vet i balancon hormonet pa nevojë për ‘ndihmë’ shtesë nga steroidet. Nëse mundohemi të ndërrojmë kiminë e trupit përmes steroideve mund të ketë shumë efekte anësore në shëndet të cilat mund të jenë edhe të pa kontrollueshme”.

Foto: Ilustrim

Leonard Nikaci tregon se cila është koha e duhur e ditës për ushtrime dhe sa ditë në javë janë të mjaftueshme të ushtrojmë.

“Në shërbimet që ne ofrojmë e kemi të caktuar pesë ditë në javë. Ky shërbim është krijuar ashtu që njerëzit ardhjen në fitnes ta kenë si obligim ditor, njëjtë siç shkojnë në punë të vijnë në fitnes, kështu duke e bërë vikendin pushim njësoj si në punë. Sa i përket kohës së duhur është ajo me të cilën njerëzit janë adaptuar, nuk ka ndonjë rregull të caktuar”.

Në videon më poshtë gjeni edhe disa ushtrime të demonstruar nga trajneri për personat që fillojnë fitnesin për herë të parë:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori