LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i famshëm Sven Goran Eriksson i ofrohet Shqipërisë

Trajneri i famshëm Sven Goran Eriksson i ofrohet Shqipërisë

“Panorama Sport” ka mësuar se çudia me e madhe e negociatave për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare ka qenë padyshim një telefonatë që i ka mbërritur presidentit Armand Duka gjatë këtyre ditëve.

Personi, nga ana tjetër, ishte as më shumë e as më pak vetë Sven Goran Eriksson, ish-trajneri i njohur i Lazios dhe Kombëtares së Anglisë.


Ai ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të.

Ekrisson ishte përzgjedhës i Anglisë

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt, apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt.

Drejtoi skuadra si Lazio, Manchester City e Leicester

Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori