LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Kanë filluar të vijnë kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi – përgjegjësia bie mbi Vuçiqin

Trajkoviq: Kanë filluar të vijnë kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi – përgjegjësia bie mbi Vuçiqin

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, përmes një postimi në mediat sociale ka thënë se kanë ardhur kërcënime dhe në drejtim të fëmijëve të saj.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar ajo në Twitter, përcjell Telegrafi.


Sipas saj, vendndodhja e atyre që dërgonin kërcënimet është identifikuar.

“Le të jetë e shkruar këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar më tej ajo.

Ndryshe, Trajkoviq së fundmi është emëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si këshilltare e ministrit të sapoemëruar të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Në një deklarim ditë më parë ajo kishte thënë se politika e Vuçiqit dhe (Milan) Radoiçiqit, nuk do të kenë ndikim në punën e saj dhe të Rashiqit dhe se një nga prioritetet e saj do të jetë ” thyerja e monopolit të Listës Serbe ndaj promovimit mental të serbëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori