LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Do të votoj për ndryshimet kushtetuese nëse Sofja pranon të drejtat e maqedonasve në Bullgari

Trajanov: Do të votoj për ndryshimet kushtetuese nëse Sofja pranon të drejtat e maqedonasve në Bullgari

Armiku më i madh i Republikës së Maqedonisë është korrupsioni dhe krimi. Këto janë forcat: mafia kriminalo-politike që prej më shumë se 30 vitesh vepron me sukses, pa u kërcënuar nga institucionet shtetërore. Armiku kryesor dhe thelbësor është kriminalizimi dhe korrupsioni i lartë. Pa çrrënjosje e krimit, shteti nuk mund të ecë përpara, thotë kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni po na “gllabërojnë” shtetin dhe prandaj nuk mund të funksionojmë normalisht.


“Po të isha kryeministër do t’i shkrija të gjithë dhe do të zgjidhja me konkurs personat më kompetentë. Nuk mund të jetë drejtor i ndërmarrjeve publike dhe tani të bërtasë se nuk kemi thëngjill, naftë apo mungesë të produkteve strategjike”, tha Trajanov në emisionin “Studio 10”.

Në pyetjen lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe nëse nesër do të mbahet seancë në Kuvend për hapjen e Kushtetutës dhe përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë, Trajanov thotë se do të votoj “po” vetëm në bazë të reciprocitetit.

“Nëse Sofja pranon të njohë të drejtat e maqedonasve, atëherë nuk kam asnjë problem. Unë nuk jam kundër që 3.500 bullgarë të jenë pjesë e Kushtetutës, por meqenëse kjo bëhet me kushte dhe me veto, kërkoj që të jetë në baza reciproke dhe një hap i vogël nga Bullgaria që të zbatohen vendimet e gjykatës nga Strasburgu”, tha Trajanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori