LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Janë të mundshme ”aktivitete terroriste” të krijuara me logjistikë të brendshme

Trajanov: Janë të mundshme ”aktivitete terroriste” të krijuara me logjistikë të brendshme
????????????????????????????????????

Lideri i Partisë Demokratike të Maqedonisë (PDM), Pavle Trajanov ka marrë pjesë në tribunën e Forumit ballkanik për siguri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë forum, Trajanov ka deklaruar se Maqedonia përballet me një gjendje politike të ndërlikuar, që e rrezikon paqen dhe stabilitetin e brendshëm, si edhe zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, gjenerues të krizës janë maja politike shtetërore, kriminalizimi i lartë i shtetit dhe format e rënda të kriminalitetit që veprojnë në të gjitha sferat e jetës, particimi i institucioneve dhe paralizimi i tyre, si edhe qeverisja autoritare ”njëpartiake”.

Trajanov deklaron se Maqedonia nuk rrezikohet nga ndonjë sulm i jashtëm, por janë të mundshme ”aktivitete terroriste” të krijuara me logjistikë të brendshme.

Për kryetarin e PDM-së, çështja e emrit me Greqinë është një mundësi e mirë që pushteti të ketë alibi në ngecjen e eurointegrimeve, kurse Greqia sheh te Maqedonia një partner që nuk dëshiron zgjidhje të kësaj çështje./Telegrafi/