LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në futbollin francez, talenti i Tours gjendet i vdekur

Tragjedi në futbollin francez, talenti i Tours gjendet i vdekur

Një tragjedi e ngjashme me atë të Davide Astorit, ka tronditur futbollin francez, ku sot në mëngjes është gjetur i pajetë një futbollist i skuadrës së Tours, që garon në Ligue 2.

Talenti 19-vjeçar, Thomas Rodriguez, u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, në dhomën e tij të gjumit, në qendrën stërvitore të skuadrës.


Shoku i dhomës ishte i pari që pa problemin me djaloshin dhe thirri mjekët e ekipit, të cilët e gjetën trupin të pajetë.

Aktualisht viktima është dërguar në morg për t’iu bërë autopsia.

Federata Franceze e Futbollit ka vendosur shtyrjen e ndeshjes Tours-Valennciene.

Gjithashtu, sfidat e tjera të Ligue 1 dhe 2 do të fillojnë me një minutë heshtje dhe lojtarët do të luajnë me shirit të zi në krah.

Kjo është vdekja e dytë brenda një jave në futboll, ku të dielën që shkoi Davide Astori, mbrojtësi i Fiorentinas, ndërroi jetë në mëngjes shkaku i sulmit në zemër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori