LAJMI I FUNDIT:

Trafiku Urban në Prishtinë redukton orarin e qarkullimit pas vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-COVID

Trafiku Urban në Prishtinë redukton orarin e qarkullimit pas vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-COVID

Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të punojnë me orar të reduktuar nga ora 06:00 deri në orën 19:00, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja antiCOVID-19.

Nga Trafiku Urban njoftojnë se vetëm linja e aeroportit dhe linja e fshatit Keçekollë do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt.


“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit, në mbrëmje deri në ora 19:00. Autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

“Andaj, duke e zbatuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/42 të datës 11.11 2020 për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me këtë orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve tanë, deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse. Vendose maskën mbroje vetën dhe të tjerët! Për më shumë sqarime, mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telf. & Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori