LAJMI I FUNDIT:

Trafikoi 250 milionë euro për 10 muaj, arrestohet shqiptar për pastrim parash të drogës në Greqi

Trafikoi 250 milionë euro për 10 muaj, arrestohet shqiptar për pastrim parash të drogës në Greqi

Një 52 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi njihet si një ndër personat që ka pastruar miliona para të pista nga tregtia e drogës në Evropë. Sipas Europol ai është një ndër bosët më të mëdhenj të pastrimit të parave, i cili dyshohet se ka trafikuar rreth 250 milionë euro brenda një periudhe 10 mujore.

Reklama

Ndalimi i tij është bërë nga Prokuroria e Narkotikëve në Glyfada, pas bashkëpunimit të shkëlqyer me shërbimet kompetente të autoriteteve holandeze.

Mediat greke shkruajnë se 52-vjeçari, kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij përmes aplikacioneve dhe fondeve të mesazheve të koduara, dyshohet se i zhvendosi “paratë e pista” atje ku qarqet i duheshin.

Numërimi mbrapsht për arrestimin e shqiptarit filloi 6 muaj më parë, kur autoritetet holandeze të zbatimit të ligjit arrestuan persona të lidhur me një rrjet të trafikut të drogës. Pasi kërkuan pajisjet e tyre elektronike, ata gjetën një kontakt me tre shkronja. Kur e kanë identifikuar, kanë konstatuar se është një person real që jeton në Greqi.

Në atë kohë u njoftua ambasada greke dhe nisën hetimet nga prokuroria e narkotikëve pranë zyrës të Drejtorisë së Përgjithshme të Njësisë së Krimit Financiar dhe Ekonomik (SDOE) për kapjen e 52-vjeçarit, i lindur në Sarandë dhe banues në Greqi. U zbulua shpejt se ai kishte themeluar dhe zotëronte një kompani të pasurive të paluajtshme në Glyfada. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Lajme
Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Lajme
Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Lajme
Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Lajme
Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Lajme
Kalo në kategori