LAJMI I FUNDIT:

Tradita vazhdon në lagjen Debar Mallo, këngë e valle, zgjidhet kumbari i ri (Video)

Tradita vazhdon në lagjen Debar Mallo, këngë e valle, zgjidhet kumbari i ri (Video)

Raki të ngrohtë dhe meze. Kështu filluan ditën e parë të vitin 2019 banorët e Lagjes Debar Maallo. Banorët e Debar Maallos, nuk heqin dorë nga tradita të cilën e kanë trashëguar nga brezi në brez.Në orën 12 sipas zakoneve ndahet pogaçja ndërsa kumbari i vjetër ia dorëzon postin kumbarit të ri, i cili duhet ta organizojë këtë festë vitin e ardhshëm. Kumbari i deritanishëm, Nestor Aleksievski e uroj kumbarin e ri dhe shpresoj që të gjithë së bashku të mblidhen vitin tjeter.

Organizoi një manifestim të bukur ku u mblodhën të gjitha legjendat e kësaj tradite, ku përmes këngëve, anekdotave dhe muzikës u rikujtuam për të gjitha kohërat, e deri më sot. Ua uroj Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të RM-së, paçi shëndet dhe gjithmonë të keni mendime të ndritshme. I uroj edhe kumbarin, që edhe më tutje ta vazhdojë këtë traditë të bukur në Debar Maalo, tha Nestor Aleksievski.


Pasi u zgjodh kumbari ri me flamur e udhëheqi valle tradicionale në rrugët e lagjes Debar Maallo.
Ju na jepni energji që të vazhdojmë edhe më tej me festën tonë, e cila është brend edhe në Shkup, por edhe më gjerë në Maqedoni. Të gjithëve ua uroj Vitin e Ri, së pari të afërmve të mi, të gjithëve në Debar Maalo, të gjithë Shkupit dhe Maqedonisë. Paçi vit të mirë, të jetë më i bukur se viti i kaluar, të përfitojmë më shumë, të punojmë, të bashkohemi dhe të kemi shumë shëndet, tha Robert Bojaxhievski.

Disa nga banorët tregojnë se 1 janari festohet në Idadija që nga viti 1928./Tv21/