LAJMI I FUNDIT:

“T’padashtun”, propozimi i Kosovës për në ‘Oscars’, regjisori Rizvanolli rrëfen për pritshmëritë (Foto)

“T’padashtun”, propozimi i Kosovës për në ‘Oscars’, regjisori Rizvanolli rrëfen për pritshmëritë (Foto)

Filmi “T’padashtun” i regjisorit kosovar Edon Rizvanolli, është dhënë premierë në festivalin e njohur “Karlovy Vary”, ndërsa ditë më parë u dha premierë edhe në kinemanë ‘Cineplexx’ në Kosovë.

Filmi shtjellon dramën rrënqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri e cila zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë. Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Jason de Ridder, Niki Verkaar, Hugo Koolschijn dhe Celia Nufaar.


Si një film mjaft i suksesshëm, “T’padashtun” u lansua me pritshmëri të mëdha. Madje ky film është propozimi i Kosovës për në “Oscars”, nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Parashikimet e "Oscars 2018", 23 filmat në radarin e Akademisë të cilët mund të jenë të nominuar (Foto)
Lexo po ashtu Parashikimet e "Oscars 2018", 23 filmat në radarin e Akademisë të cilët mund të jenë të nominuar (Foto)

Në një intervistë për Telegrafin, regjisori deputant Edon Rizvanolli, ka folur rreth projektit të tij më të fundit filmik, duke treguar për punën e bërë me vite, dhe se sa i kënaqur është ndarë me rezultatin.

“Në filmin “T’padashtun” apo Unwanted (anglisht) kam punuar përafërsisht pesë vite, prej të cilave koha më e gjatë është shpenzuar në shkrimin e skenarit, gjetjen e fondeve dhe para produksion. Jam jashtëzakonisht i kënaqur si me punën e aktorëve, e gjithashtu edhe me rezultatin përfundimtar. Natyrisht se ka ende hapësirë për përmirësim, mirëpo vet fakti se filmi ka pasur premierë në një festival të kategorisë A si “Karlovy Vary” dhe që është selektuar edhe për festivale të tjera, po ashtu të kategorisë A, tregon për kualitetin e punës së gjithë ekipit”, tha Edon Rizvanolli për Telegrafin.

Skenë nga filmi “T’padashtun”, i regjisorit kosovar Edon Rizvanolli

I lumtur për këtë sukses, regjisori Rizvanolli në vazhdimin e bisedës rrëfeu për pritshmëritë e tij lidhur me filmin.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që “T’padashtun” është përzgjedhur si filmi i cili do ta përfaqësojë sivjet Kosovën për ‘Oscars’. Se a do ta nominojë Akademia nuk mund ta them, pasi që bëhet fjalë për një numër të madh anëtarësh, ku secili i ka shijet dhe botëkuptimet e veta. Për mua është me rëndësi që filmi të shikohet nga sa më shumë anëtarë, ndërsa për Kosovën është me rëndësi që të jemi prezent çdo vjet”, tregon më tej regjisori Rizvanolli.

Gjatë xhirimeve të filmit “T’padashtun”

Ndërsa në përfundimin e bisedës, Rizvanolli flet për planet e tij për të ardhmen.

“Momentalisht jam ende i zënë me festivale pasi që filmi është ende i ri dhe duhet të udhëtojë, mirëpo njëkohësisht jam duke u marrë me projektin e ardhshëm filmik me të cilin shpresoj të aplikoj së shpejti pranë fondeve të ndryshme të filmit”, përfundoi Edon Rizvanolli për Telegrafin.

“T’padashtun” ka ngjallur menjëherë interesim te publiku shqiptar, të cilët shpresojnë në suksesin e këtij e filmi, dhe prekjen e Kosovës për herë të dytë të mbrëmjes më të madhe të ndarjes së çmimeve nga “The Academy”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori