LAJMI I FUNDIT:

Toyota Supra sfidon fizikën me “rrota prej xhami”

Toyota Supra sfidon fizikën me “rrota prej xhami”

Në epokën e mediave sociale, ku mbizotërojnë veprimet ekstreme dhe sfidat e çuditshme, edhe bota e automobilave nuk është imune ndaj ndjekjes së famës.

Dhe këtë ka dashur të provoi dikush duke vendosur një Toyota Supra Mk4 mbi rrota transparente, të ngjashme me xhamin, duke sfiduar arsyen dhe duke i lënë mendjet të hutuara, përcjell Telegrafi.


Fatmirësisht, asgjë nga gjërat e këqija nuk ndodhi, dhe makina sportive e kërkuar është e sigurt nga dëmtimi – të paktën derisa pronari i saj të ketë një ide tjetër të çmendur dhe të rrezikshme.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe ndërsa ato përshkruhen si “rrota qelqi”, materiali ka të ngjarë të jetë akrilik ose polikarbonat – një lloj plastik jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe transparent. /Telegrafi/

@rota.do.caos

Supra Glass Tires #accident #smash #carros #desafio #acidente #batida #car

♬ Sea Of Problems – Sped Up – Glichery