LAJMI I FUNDIT:

Toyota i bashkohet Tesla-s në zhvillimin e teknologjisë së vetëdrejtimit me kamera me kosto të ulët

Toyota i bashkohet Tesla-s në zhvillimin e teknologjisë së vetëdrejtimit me kamera me kosto të ulët

Njësia e Toyota Motor, Woven Planet, iu është bashkuar Tesla Inc në përpjekjen për të avancuar teknologjinë e vetëdrejtimit pa sensorë të shtrenjtë si lidarët.

Woven Planet i tha Reuters se është në gjendje të përdorë kamera me kosto të ulët për të mbledhur të dhëna dhe për të trajnuar në mënyrë efektive sistemin vetë-drejtues, një “përparim” që shpreson se do të ndihmojë në uljen e kostove dhe rritjen e teknologjisë, transmeton Telegrafi.

Mbledhja e të dhënave të ndryshme të drejtimit duke përdorur një flotë masive makinash është kritike për zhvillimin e një sistemi të fuqishëm makinash vetë-drejtuese, por është e kushtueshme dhe jo e shkallëzueshme për të testuar automjetet autonome me sensorë të shtrenjtë, thuhej tutje.

Tesla ka vënë bast në kamera për të mbledhur të dhëna nga mbi 1 milionë automjete në rrugë për të zhvilluar teknologjinë e saj të automatizuar të drejtimit. /Telegrafi/