Një diskutim i zjarrtë mes legjendës së Romës, Francesco Totti, dhe ish-sulmuesit Antonio Cassano ka bërë bujë në mediat sportive.

Gjatë një interviste, Totti shpjegoi se përkushtimi i tij ndaj Romës ishte më i rëndësishëm se trofetë individualë.


“Vendose Messin te Roma për 25 vjet, e dini sa Topa të Artë do të fitonte? Asnjë! Atëherë si mund të fitoja unë?!” – u shpreh Totti, duke nënvizuar vështirësitë e të luajturit në një ekip që nuk dominonte Evropën.

Cassano nuk u përmbajt dhe e kritikoi ish-shokun e tij të skuadrës: “Është faji yt, je budalla! Duhej të shkoje te Real Madridi dhe do të kishe fituar disa".

Por Totti mbeti i palëkundur në bindjen e tij: “Nuk më intereson të fitoja atë çmim, unë fitova me Romën. Qëndrova 25 vjet, kjo është fitorja më e madhe. Nuk pendohem për asgjë”.

Debati mes dy ish-yjeve të futbollit italian reflekton dy filozofi të ndryshme: njëri që vendos besnikërinë dhe dashurinë për një klub mbi gjithçka, dhe tjetri që vlerëson suksesin personal dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

telegrafi sport app