LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami i vendos rekord të zi Contes

Tottenhami i vendos rekord të zi Contes

Antonio Conte është në ecurinë më të keqe të karrierës në më shumë se 12 vjet pasi Tottenham Hotspur humbi 2-0 në shtëpi ndaj Wolves, humbjen e tij të tretë radhazi në Ligën Premier.

Ish-trajneri i Juventus, Chelsea dhe Inter po përpiqet të ndikojë te Spurs dhe skuadra e tij tani ka rënë në vendin e tetë në ligën angleze.


Conte nuk kishte pësuar tre humbje radhazi në ligë që kur ishte në bankinën e Atalantës në nëntor të vitit 2009.

Të gjitha lajmet nga Antonio Conte
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Antonio Conte

Wolves ishin 2-0 në avantazh brenda 18 minutave, teksa Raul Jimenez dhe Leander Dendoncker shfrytëzuan në maksimum mbrojtjen dhe portierin çuditërisht të dobët nga skuadra e Contes.

Trajneri tregoi se sa i pakënaqur ishte duke e larguar Sessegnon vetëm 28 minuta për të inkuadruar Dejan Kulusevski, i cili u transferua nga Juventusi në janar.

Rodrigo Bentancur, i cili gjithashtu mbërriti nga Biankonerët në afatin kalimtar, bëri startin e tij të parë në mesfushë.

Nuk ka gjasa të bëhet shumë më mirë për Conten, sepse ndeshja e ardhshme e Tottenham në Ligën Premier është kundër liderit Manchester City të shtunën e ardhshme. /Telegrafi/