LAJMI I FUNDIT:

Tottenham 2-1 Arsenal: Nota e Mustafit, Xhakës dhe të tjerëve

Tottenham 2-1 Arsenal: Nota e Mustafit, Xhakës dhe të tjerëve
Tottenham vs Arsenal (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tottenhami e ka mposhtur Arsenalin 2-1 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Golat për Spurs i shënuan Hueng-Min Son dhe Toby Alderwireld, ndërsa për The Gunners realizoi Alexandre Lacazette.


Tottenhami ishte më i mirë për një nuancë në fushë duke marrë notën e përgjithshme 6.81, me Arsenali që u vlerësua 6.53.

Londra 'e bardhë': Tottenhami fiton derbin lokal ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu Londra 'e bardhë': Tottenhami fiton derbin lokal ndaj Arsenalit

Lucas Moura ishte lojtari me paraqitjen më të mirë në derbin lokal, pasi u notua me 8.5

Paraqitje pozitive patën edhe Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, që u vlerësuan me 7.2, respektivisht 6.5.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Kieran Tierney që u notua me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Tottenhamit (Foto:WhoScored)

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto:WhoScored)

/Telegrafi/