LAJMI I FUNDIT:

Totaj: Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër

Totaj: Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë një takimi elektoral që ka mbajtur sonte me simpatizantë të kësaj partie në Prizren, ka theksuar se Prizreni qëndron më mirë se komunat tjera, fal punë së mirë të profesorit Ramadan Muja.

Ai ka thënë se me një impuls të ri, me një energji të re do të sjellin ndryshimin, pasi çdo herë ka vend për ndryshime pozitive dhe premtoi një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Prizrenit, pasi siç tha ai, jetojnë në Prizren, e njohin Prizrenin dhe do ta bëjnë më të mirën për qytetin e Prizrenit, duke e zbatuar planin politik që kanë paraparë për zhvillimin e Prizrenit.


“Ne jemi ata që në transferim të vazhdueshëm do të jemi në gjendje t’i adresojmë ato kërkesa. Më lejoni t’iu përkujtoj një histori shumë të shkurtër, ne sot e kemi sloganin “Forca e ndryshimit”, por në fakt ne nuk jemi forca e ndryshimit veç sot, ne jemi forca e ndryshimit hala pa u themeluar Partia Demokratike e Kosovës. Njerëzit e PDK-së kanë dhënë kontributin shumë të madh para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte”, tha Totaj.

Ai theksoi se PDK garon me një numër të kandidatëve të rinj për Asamblenë Komunale dhe me kandidatin e ri për kryetar të Prizrenit, i cili nuk ka qenë anëtarë i partisë deri në ditën kur është nominuar dhe siç tha ai ky është një kualitet që nuk e kanë partitë tjera.

“Krahasojeni qytetin e Prizrenit me komunat tjera dhe keni me pa që Prizreni qëndron më mirë se çdo komunë tjetër, e kjo falë punë së mirë të Profesor dr. Ramadan Muja. Ne i jemi falënderues për atë që na ka trasuar rrugën, në të cilën ne duhet të lëvizim dhe ne do të lëvizim. Mirëpo me një impuls të ri, me një vlerë të shtuar, me një energji të re, me një mendim pozitiv”, tha Totaj, raporton KosovaPress.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori