LAJMI I FUNDIT:

Tory Lanez shpallet fajtor për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion

Tory Lanez shpallet fajtor për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion

Reperi Tory Lanez është shpallur fajtor për gjuajtën me armë drejt yllit të hip-hopit, Megan Thee Stallion, në vitin 2020.

Një juri në Los Angeles e dënoi kanadezin 30-vjeçar për gjuajte të pakujdesshme sulmi me armë zjarri gjysmë automatike dhe mbajtje të një arme zjarri të mbushur dhe të paregjistruar. Ai përballet me më shumë se 20 vjet burg.

Megan Thee Stallion, një reper 27-vjeçare fituese e çmimit “Grammy”, më herët dëshmoi se u qëllua në këmbë pasi doli nga një festë.

Lanez nuk tregoi asnjë reagim teksa u lexua vendimi. Atij i është caktuar masa e paraburgimit dhe do të dënohet më 27 janar.

Duke folur pas përfundimit të çështjes, një nga avokatët e Megan Thee Stallion u tha gazetarëve, “juria mori vendim të drejt. Jam mirënjohës që ka drejtësi për Meg”.

Reperja nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin. Gjatë gjyqit, Megan Thee Stallion, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete, dëshmoi se ajo u qëllua dhe u plagos në festën në Hollywood Hills më 12 korrik 2020.

Reperja argumentoi se Lanez, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Peterson, u tërbua pasi ajo kishte përçmuar talentin e tij muzikor.

Ajo i tha jurisë se kanadezi i kishte thënë të “vallëzonte” përpara se të hapte zjarr.

Ajo gjithashtu dëshmoi se ai i kishte ofruar asaj një milion dollarë për të fshehur sulmin, reperja fillimisht tha në polici se kishte prerë këmbët në xhami.

Lanez mohoi akuzat në lidhje me një mosmarrëveshje me kolegen e tij artiste dhe avokati i tij, George Mgdesyan, argumentoi pa sukses se hetimi kishte dështuar.

Ai tha se ishte shoqja e Megan Thee Stallion, Kelsey Harris që e kishte qëlluar, duke shtuar se gjithçka kishte të bënte me “xhelozinë”.

Megan Thee Stallion – e cila fitoi një Grammy për artisten më të mirë të re në 2021 – është më e njohur për hitin e saj “Savage”, ku shfaqet edhe Beyonce. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori