LAJMI I FUNDIT:

Tory Lanez dënohet me 10 vjet burg për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion

Tory Lanez dënohet me 10 vjet burg për sulmin me armë ndaj Megan Thee Stallion
FILE - This combination photo shows Tory Lanez performing at the Festival d'ete de Quebec, July 11, 2018, in Quebec City, Canada, left, and Megan Thee Stallion at the premiere of "P-Valley," June 2, 2022, in Los Angeles. Three years have passed since hip-hop superstar Megan Thee Stallion was shot multiple times by rapper Lanez in Los Angeles following a summer pool party at the home of Kylie Jenner. On Monday, Aug. 7, 2023, Lanez is scheduled to be sentenced, following his December conviction on three felony charges. (Photos by Amy Harris, left, Richard Shotwell/Invision/AP, File)

Tory Lanez është dënuar me 10 vjet pas hekurave për të shtëna me armë ndaj Megan Thee Stallion në vitin 2020.

“Tory foli për disa minuta. Ai tha se ende brengoset Meganin. Ai e quajti atë ‘dikush për të cilin ende kujdesem shumë edhe sot e kësaj dite’ pavarësisht se çfarë mund të mendojë ajo për të. Ai tha se ‘viktima është mikesha ime’. Ai foli për lidhjen me të për humbjen e nënave të tyre. “Ne të dy humbëm nënat tona. Do të uleshim dhe pinim derisa të mpiheshim”, tha në Twitter gazetarja ligjore Meghann Cuniff, e cila ishte e pranishme në seancën e së martës.


Lanez, emri i plotë i të cilit është Daystar Peterson, përballej me një maksimum prej 22 vitesh burg.

Foto: AP

Përpara njoftimit, gjyqtari mori mbi 70 letra në mbështetje të Lanez, duke përfshirë një nga Iggy Azalea, e cila kërkoi një dënim “që është transformues, jo shkatërrimtar i jetës”.

Ndërsa Megan – emri i vërtetë i së cilës është Megan Jovon Ruth Pete – nuk u paraqit në gjykatë për të dhënë një deklaratë për ndikimin e viktimës, prokurorja e qarkut Kathy Ta lexoi dëshminë në emër të saj.

“Ai jo vetëm që më qëlloi mua, por edhe u tall me traumën time”, shkroi Megan për Lanez në fragmente të deklaratës së saj për ndikimin e viktimës të marrë nga PageSix.

Foto: SplashNews.com

“Ai u përpoq të pozicionohej si viktimë dhe u përpoq të shkatërronte karakterin tim dhe shpirtin tim”, thuhej tutje në deklaratë.

Krijuesja e hitit “Hot Girl Summer” e përfundoi deklaratën e saj duke argumentuar se Lanez “duhet të detyrohet të përballet me pasojat e plota të veprimeve të tij të neveritshme dhe të përballet me drejtësinë”.

Prokurorët më parë i kërkuan gjykatësit që të dënohej me 13 vjet reperi i “Color Violet”, i cili u shpall fajtor në dhjetor 2022 për të shtëna në këmbë të këngëtares “Savage” .

Në një memorandum dënimi, prokurorët vunë në dukje se Lanez gjithashtu kishte ritraumatizuar Meganin duke postuar në lidhje me situatën në platformat e tij të mediave sociale.

Foto: Getty Images

Megjithatë, ekipi mbrojtës i Lanez kërkuan që ai të vendosej në një program rehabilitimi rezidencial për t’u marrë me abuzimin me alkoolin, të cilin ata pretenduan se ai e kishte zhvilluar për të përballuar traumën e fëmijërisë.

31-vjeçari ndodhet pas hekurave për gati tetë muaj pasi u akuzua për tre vepra penale: Sulm me armë zjarri gjysmë automatike, armë zjarri të mbushur dhe të paregjistruar në automjet dhe shkarkim të armës nga pakujdesia e rëndë.

Tre muaj më vonë, kërkuesi i “Hurts Me” kërkoi një gjyq të ri, por kërkesa e tij u refuzua në maj nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, David Herriford.

Foto: Getty Images

Incidenti ndodhi më 12 korrik 2020, pasi Megan, ish-shoqja e saj më e mirë Kelsey Harris, Lanez dhe roja e tij e sigurisë lanë një festë në pishinën në rezidencën e Kylie Jenner në Hollywood Hills, Kaliforni.

Muzikantët u grindën gjatë rrugës për në shtëpi dhe shoferi ndaloi për të lënë Meganin jashtë makinës, sipas prokurorisë.

Të gjitha lajmet nga Megan Thee Stallion
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Megan Thee Stallion

Gjatë gjyqit, reperja e “WAP” u ngrit dhe tha se Lanez qëlloi disa të shtëna në tokë në drejtim të saj, ndërsa bërtiste: “Vallëzo, lavire”.

Megjithatë, avokati mbrojtës i Lanez, George Mgdesyan, pretendoi se ishte Harris ai që qëlloi Meganin.

Lanez është deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori