LAJMI I FUNDIT:

Topalli: Të rriten pagat minimale

Topalli: Të rriten pagat minimale

Deputeti nga Partia Socialdemokrate (PSD), Faton Topalli, ka folur për pagat e ulëta në vend, të cilat janë 130 euro dhe 170 euro.

Topalli në Kuvendin e Kosovës tha se mosorganizimi strukturor dhe mungesa e rregullave institucionale ka bërë që Qeveria të mos ketë ndonjë vendim për ngritjen e këtyre pagave.


“Në vitin 2013 është propozuar që paga minimale të jetë 220 euro, po asnjëherë nuk është bërë e ditur se a ka shkuar në Kuvend”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, Qeveria duhet që çdo vit të rishikoj dhe të vendos për pagat minimale.

“Pres nga Qeveria e Kosovës të sjell një vendim për pagat minimale që së paku të ketë koeficientit 239 euro, që është sipas Ligjit për Paga”, ka përfunduar Topalli. /Telegrafi/