LAJMI I FUNDIT:

Top restorantet më të mira në Nju Jork, në mesin e tyre edhe ai i shqiptarëve – “Cka Ka Qellu”

Top restorantet më të mira në Nju Jork, në mesin e tyre edhe ai i shqiptarëve – “Cka Ka Qellu”

Gazeta prestigjoze “New York Times” ka publikuar një listë me top 10 restorantet e reja më të mira të vitit 2019 në Nju Jork.

Autori i shkrimit Pete Wells ka shijuar ushqimet në të gjitha këto restorante dhe e ka përshkruar përvojën e tij në restorantin shqiptar të quajtur “Cka Ka Qellu”.


Shkrimin ai e fillon duke treguar se kur restorantet e rregullta që i frekuentoni fillojnë të duken të ngjashme, një natë te restoranti Cka Ka Qellu është zgjedhja e duhur.

“Futuni brenda restorantit dhe papritmas jeni në një tavernë të ndonjë fshati të vjetër diku në Shqipëri apo Kosovë”, shkruhet në artikullin e publikuar në Ny Times.

“Ndoshta shikimet do të drejtohen te ju kur të futeni, dhe ju do të buzëqeshni. Shikojeni koleksionin e instrumenteve muzikore, mjetet e fermës, mullinjtë e kafesë dhe rrobat antike në mur. Nuhatni bukët teksa piqen në furrë kur jeni te dera kryesore”.

Aty tregohet edhe për specialitetet ushqimore të këtij restoranti, duke përfshirë virshllet, ëmbëlsirat sikur sheqerparja, dhe kafen e cila njihet si turke, por që në këtë restorant quhet shqiptare.

Përveç këtij restoranti, në top 10-she të restoranteve më të mira në Nju Jork për vitin 2019 janë edhe “Mercado Little Spain”, Odo”, “Rezdora”, “Llama San”, “Hutong”, “Kawi”, “Benno”, “Haenyeo” dhe “Birria-Landia”. 

/Telegrafi/