Diva e muzikës shqiptare na ka shoqëruar për vite me radhë me shumë hite që ende kanë mbetur në kujtesën e njerëzve.

Gjithmonë e guximshme, me dukje eksperimentuese, muzikë dhe tekste ndryshe nga të tjerët, Adelina ka merituar epitetin ‘divë’ e muzikës moderne.


Ishte viti 2000 dhe publiku shqiptar nuk ishte mësuar me këngë të këtij lloji, por Adelina në ‘Shko në R.S’, me një videoklip ku imiton artistet e Hollywood, ka arritur të lë gjurmë në muzikën moderne shqiptare.

Më pas, ‘Mos ma ndal’, një nga këngët të cilën gjithë rinia në vitet e hershme të mileniumit të ri e kanë pasur ‘himn’.

Kur keni menduar se e kei parë Adelinën në të gjitha gjendjet e mundshme, ajo befason edhe duke bërë rap në këngën ‘Kanagjegji’, të cilës shumë shpejt të gjithë ia mësuan tekstin.

Këto janë disa nga këngët e saj më të suksesshme dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar:

1. Shko në R.S

2. Mos ma ndal

3. Kanagjegji

4. Jetoj se të dua

5. Lavdi ushtarit tim

6. Oh po po

7. Edhe këtë natë

8. Shko

9. Amaneti

10. Po du me u knaq

11. Një vit e shtatë ditë

12. Dy motra një frajer