LAJMI I FUNDIT:

Ton i marinuar me hudhra dhe erëza

Ton i marinuar me hudhra dhe erëza

Përbërësit:

• 2 fileta toni të freskët të prerë në copa të vogla
• 1 qepë të madhe, e prerë imët
• 4 thelpinj hudhër të prera imët
• 2 gjethe dafine
• kripë dhe piper
• 1 filxhan vaj ulliri
• 1 filxhan uthull balsamike


Përgatitja:
Ngrohni furrën në 150 gradë. Vendosni në tavë filetot e peshkut ton.

Shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm mbulojeni tavën me një qese kuzhine dhe lërini të marinohen për 20 minuta. (Nëse keni kohë, mund ta lini për t’u marinuar edhe për më shumë kohë).

Pasi të ketë përfunduar koha e marinizmit, piqeni për 20 minuta në furrën e parangrohur.

Këtë pjatë mund ta shoqëroni me bukë dhe madje ta ngjyeni pjatën me kafshatë ashtu siç bënte Heminguei. /Telegrafi/