LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi: Kryeprokurori Sylë Hoxha gënjeu, Astrit Dehari është vrarë

Tomë Gashi: Kryeprokurori Sylë Hoxha gënjeu, Astrit Dehari është vrarë

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari ka thënë se Astrit Dehari, nuk është vetërarë, por plagët që ka marrë janë të natyrës vetëmbrojtëse.

“Në bazë të konstatimeve, ekspert kanë ardh në përfundim që të gjitha plagët në trupin e Astrit Deharit, janë plagë të vetëmrojtjes”, tha avokati Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke thënë tutje se kryeprokurori Sylë Hoxha ka deklaruar rrejshëm kur ka thënë se Astrit Dehari është vetëvrarë.


Prokurori Sylë Hoxha nuk komenton raportin e ekspertëve të pavarur
Lexo po ashtu Prokurori Sylë Hoxha nuk komenton raportin e ekspertëve të pavarur

“Edhe unë kam qenë aty, por si vëzhgues, ekspertët ditën e djeshme na kanë dërgu një raport 14 fletëshe, janë konsultuar edhe provat nga prokuroria themelore në Prizren, nga Sylë Hoxha dhe Metush Syla”, tha ai.

“Ai ka deklaruar rrejshëm, sepse Sylë Hoxha – unë kam qenë në Prokurorinë e Shtetit në Prishtinë, kur e kam marrë këtë raport të autospsisë që na është dhënë me katër pika, të cilat Syla i ka keqpërdorur”.

“Sqarimi është se në pikën një dhe dy plagët të cilat janë gjetur janë të vetëshkaktuara, Sylë Hoxha disa orë më vonë e ka marrë të njëjtin raport por me këto pika, ky ka qenë mashtrimi fillestar nga ana e kryeprokurorit kinse hetimet i ka mbaruar. Ai ka deklaru që kinse i ka mbyll hetimet, e nuk kanë qenë të mbyllura”, tha Gashi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori