LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Sylë Hoxha nuk komenton raportin e ekspertëve të pavarur

Prokurori Sylë Hoxha nuk komenton raportin e ekspertëve të pavarur

Kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha nuk e komentoi raportin e sotëm të ekspertëve të pavarur të ngarkuar nga familja e Astrit Deharit për hetimin e vdekjes së tij.

Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, nuk komentoi raportin e sotëm të ekspertëve të caktuar nga familja Dehari për hetimin e vdekjes së ish-aktivistit të “Vetëvendosjes”.


Këto janë dëshmitë që u gjetën në qelinë ku vdiq Astrit Dehari (Foto)
Lexo po ashtu Këto janë dëshmitë që u gjetën në qelinë ku vdiq Astrit Dehari (Foto)

“Për punën time kur ta bëj, unë dal dhe e raportoj dhe nuk komentoj asgjë të tjetërkujt”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Teksa publikoi sot raportin e ekspertëve të angazhuar nga familja Dehari, avokati i saj Tomë Gashi tha se lëndimet e Astrit Deharit janë shkaktuar nga mjetet mekanike vetëmbrojtëse.

Tomë Gashi prezanton raportin e ekspertëve të pavarur: Logjika tregon se Astrit Dehari është vrarë, e jo vetëvrarë (Video)
Lexo po ashtu Tomë Gashi prezanton raportin e ekspertëve të pavarur: Logjika tregon se Astrit Dehari është vrarë, e jo vetëvrarë (Video)

“Kjo shpie në përfundim se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje”, tha Gashi.

Raporti i ekspertëve të pavarur për rastin Dehari, sipas avokatit të familjes Gashi, u është dërguar kryeprokurorit Sylë Hoxha dhe prokurorit Metush Biraj.

Si Tomë Gashi sot, kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha doli para një muaji në një konferencë për medie ku publikoi raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Astrit Deharit.

Atëherë, Hoxha tha se në bazë të këtij raporti Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor derisa po mbahej i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.