LAJMI I FUNDIT:

Tolaj: Vendimi i Qeverisë për pezullimin e privatizimit zvogëloi të hyrat e AKP-së

Tolaj: Vendimi i Qeverisë për pezullimin e privatizimit zvogëloi të hyrat e AKP-së

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka thënë se vendimet e Qeverisë të marra gjatë vitit 2020 për pezullimin e përkohshëm të privatizimet kanë ndikuar në ulje e të hyrave.

Po ashtu, në këtë Komision është shqyrtuar raporti i AKP-së për vitin 2020.


“Edhe AKP vitin 2020 nuk e ka pasur të lehtë. Ka pasur tregues negativ për arsye të cilat jo të AKP-së po të faktorëve të jashtëm. Pandemia COVID-19 ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Ka pasur kërkesë nga ana e Qeverisë për pezullim të përkohshëm të shitjes dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur aktivitete, por që kemi kryer punë të tjera. Këto kanë ndikuar që AKP të shënoj rënie të të hyrave. Ka rënie të të hyrave nga qiraja për faktin e gjendjes së pandemisë. Ka pasur rritje të shpërndarjes së 20 përqindëshit”, tha Tolaj.

Kurti i dërgon letër AKP-së: Mos merrni asnjë vendim që ka të bëjë me privatizimin [Dokument]
Lexo po ashtu Kurti i dërgon letër AKP-së: Mos merrni asnjë vendim që ka të bëjë me privatizimin [Dokument]

Në muajin mars, kryeministri Albin Kurti i kishte dërguar letër AKP-së ku është kërkuar që të mos marrin vendime që kanë të bëjnë me privatizimin

Kurti në letrën që kishte siguruar Telegrafi, shkruan se duhet të pezullohet çdo veprim që ka të bëjë me tjetërsimin apo çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi i AKP-së në mbledhjen e mbajtur më 25 mars, në rend të ditës ka pasur shitjen e aseteve në likuidim përmes të tenderit publik dhe shitjen përmes negocimit të disa aseteve. /Telegrafi/