LAJMI I FUNDIT:

TOKA AMTARE

TOKA AMTARE

Poezi nga: Ramiro de Maeztu
Përktheu: Maksim Rakipaj

U thuaj që të doja,
E njihja qershinë që prillit lulëzon
Dhe fërfëllizën që mbrrin brigjet tanë
Nga çdo kahje që busulla tregon.


Veç kurrë s’kuptova mizorinë
Më të cilën zemrat e njerëzve të tu shtyp;
Vrer u jep kur ujë kërkojnë
Dhe bukë të mykur në hapshin gojë.

U thuaj që të doja.
Sa herë eca ndër ëndrra në vendet ku u rrita
Me mall të pashuar edhe për dimrat
Ashtu si fëmijët rriten ndërsa muajt shkojnë.

Dalngadalë pas botës u dhashë, më kot,
Kur u përpoqa të të harroja.
Veç, pa kurrfarë dobie. Por thuaju
Që të doja, nënë, të doja.