LAJMI I FUNDIT:

Todoroviq: U kërcënova në Serbi pse thash se Kosova e meriton ulësen në OKB

Todoroviq: U kërcënova në Serbi pse thash se Kosova e meriton ulësen në OKB

Drejtoresha e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sofija Todoroviq, ka thënë që Kosova duhet të ketë ulëse në OKB. Ajo thotë se për këtë deklaratë ka marrë kërcënime me jetë në Serbi.

Todoroviq thotë se tashmë është mësuar me kërcënime për shkak të deklaratave të saj dhe se për opinionin në Serbi tingëllon pak brengosëse mënyra se si ajo flet dhe si e kupton bashkëpunimin ndër-rajonal, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


“Kjo është diçka që nuk mirëpritet në publik, kryesisht për shkak të narracionit politik që është ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, unë jam pyetur nëse Kosova duhet të ketë ulëse në OKB dhe për këtë unë kam përmendur procesin negociues, marrëveshjet, aneks marrëveshjet kur në parim Serbia është pajtuar që të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Unë kam shpjeguar rolin e OKB-ës dhe mbi këtë kam thënë që anëtarësimi i Kosovës në OKB do të nënkuptonte edhe një mekanizëm shtesë i cili do të kontrollonte të drejtat e njeriut në një formë. Kjo do të nënkuptonte më shumë opsione për të gjithë njerëzit në Kosovë, sidomos komunitetet. Prandaj nuk e kuptoj pse duhen reagime të tilla, kur kjo ofron një zgjidhje më të mirë dhe garancë më të mirë për të drejtat e njeriut”, tha ajo për Radio Kosovën.

Ajo thotë se Kosova gjithsesi duhet të ketë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk e kam problem ta them këtë, edhe pse kjo nuk pranohet mirë në Serbi për shkak të nacionalizmit që është një mjet në gjuhën e politikës. Por unë jam e vetëdijshme edhe kush është përgjegjës për këtë dhe kjo është përgjegjësi e politikanëve si në Kosovë, si në Serbi. Unë e di që serbët në Serbi, nuk kanë mjaft informacione për historinë e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta e as pas asaj se çfarë më pas ka ndodhur. Prandaj, mendoj, se kjo është e rrezikshme, sepse në fund, pasojat i bartin qytetarët”, ka deklaruar Todoroviq.

Ajo thotë se e dhe si diçka shumë të rrezikshëm narracionin politik që është ndërtuar në Kosovë dhe Serbi për dialogun, që perceptohet si një formë “tradhtie” nga kushdo që e nënshkruan atë.

“Nuk shoh dialog. Liderët tanë nuk zhvillojnë bisedime. Ata kanë vazhdimisht negociatorë në mes. Kjo tregon shumë për pa përgjegjësinë e tyre për t’u ballafaquar me realitetin. Politikanët tanë nuk kanë përgjegjësi politike dhe këtë e shoh si rrezik edhe në Kosovë edhe në Serbi. Unë njoh mjaft aktivistë edhe në Kosovë të cilët perceptohen si tradhtarë vetëm pse mbrojnë të drejtat e njeriut. Pra është akuzë konstante që na bëhet neve që flasim për çështje më të ndjeshme dhe ne jemi ata që fajësohemi më së shumti për këto tema”, tha ajo.

Todoroviq tha Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd, monitoron në baza të rregullta të drejtat e komunitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Jemi duke përcjellë ndalesat që po i bëhen transmetimit të filmave vetëm pse aty ka simbole të Kosovës, ose shuarja e adresave të shqiptarëve të Luginës, të cilëve ne po u ofrojmë edhe ndihmë juridike. Ne po i bëjmë bashkë shqiptarët dhe serbët në raste të ndryshme duke dëshmuar që dialogu është i mundshëm edhe nëse nuk pajtohemi në të gjitha gjërat. Ne po përcjellim për së afërmi edhe gjendjen e komunitetit serb në Kosovë, e cila në dy vitet e fundit është përkeqësuar dukshëm, ka rritje të frikës nëse po shkojmë në konflikt apo do të jetojmë në paqe. Jeta e serbëve në Kosovë, nuk duhet të përcaktohet vazhdimisht nga Beogradi, por institucionet kosovare duhet të shkojnë atje dhe të flasin me qytetarët atje. Unë nuk po flas për ata njerëz që janë të dhunshëm, por për qytetarët e pakënaqur. Mendoj që raportimet e njëanshme si për shqiptarët në Serbi, si për serbët në Kosovë, duhet të ndalohen dhe ne duhet të ngrisim zërin për këtë, pavarësisht të drejtat e kujt janë duke u shkelur”, ka thënë Todoroviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori