LAJMI I FUNDIT:

Todorov: Ahmeti dhe Zaev dëshirojnë ta kufizojnë kushtetutën për dygjuhësinë

Todorov: Ahmeti dhe Zaev dëshirojnë ta kufizojnë kushtetutën për dygjuhësinë

Nikolla Todorov nga radhët e OBRM-PDUKM-së, sonte në një emision në televizionin Telma tha se Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev dëshirojnë ta kufizojnë kushtetutën për shkak të zbatimit të dygjuhësisë. Sipas tij, ata kanë ide që të luajnë me kushtetutën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të kujtojmë se Zaev një pjesë të kësaj e tha në fushatë, pastaj u shtir se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se kjo është vetëm në kokën e Gruevskit, për sot mund ta shohim se kjo është reale dhe ajo që Zaev e ka premtuar”, tha Todorov.


Ai gjithashtu u shpreh se, Bujar Osmani e ka vërtetuar se paratë do të jenë në dy gjuhë.

“Ata janë marrë vesh që bankënotat dhe monedhat të jenë në dygjuhë, kjo do të kushtojë më pak, por përdorimi i gjuhës nuk ka çmim”, deklaroi Todorov, duke cituar zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani./Telegrafi/