LAJMI I FUNDIT:

Tmerr në Moskë: Gjendet edhe një trup i njeriut pa kokë, i treti nga dhjetori

Tmerr në Moskë: Gjendet edhe një trup i njeriut pa kokë, i treti nga dhjetori

Trupi i një burri pa kokë dhe gjymtyrë tjera është gjetur në lumin e Moskës, në pjesën perëndimorë të këtij qyteti, kanë bërë të ditur policia e kryeqytetit rus.

Trupi është gjetur sot rreth orës 16, jo shumë larg nga stadiumi “Luzhniki”, ndërsa dëshmitarët okularë kanë konfirmuar se mungonte koka dhe disa gjymtyrë tjera, transmeton Telegrafi.


Ende nuk dihet se kurrë ka ndodhur kjo vrasje, dhe për sa kohë ka qëndruar trupi në ujë. Por sipas informatave paraprake, bëhet fjalë për një burrë, trupi i të cilit është dërguar për autopsi.

Ky është rasti i tretë gjatë muajve të fundit, që në Moskë gjenden trupa pa kokë, dhe se në tre  rastet për fjalë për meshkuj. /Telegrafi/