LAJMI I FUNDIT:

Do t’jua zbukurojë ditën: Vallëzimi me qen që ju bën të buzëqeshni

Do t’jua zbukurojë ditën: Vallëzimi me qen që ju bën të buzëqeshni

Ky qen madje mund të konkurrojë me kërcimtarë me përvojë

Border Collie është një racë qensh që ka dëshmuar të jetë një ruajtës i mirë i bagëtive, veçanërisht i deleve.


Megjithatë, vajza nga Izraeli, Roni Sagi, tregoi se mund të jenë edhe kërcimtarë të mirë, gjë që u vërtetua me çmimet e shumta që fituan në garat botërore.

Para se të konkurronin për herë të parë, dy vjet më parë, pronarja krenare thotë se ata ushtronin koreografi për dy vjet e gjysmë, transmeton Telegrafi.

Është e qartë se edhe ky Collie kufitar i quajtur Pessah ka talente të tjera.

Siç ka deklaruar në përshkrimin e videos, këtë koreografi e ka praktikuar me dy qen, ndaj ka publikuar përmbledhjen.

Shijoni kërcimin e tyre, do t’ju bëjë të buzëqeshni dhe t’ju ndreqë ditën.

/Telegrafi/