LAJMI I FUNDIT:

Tjerët festuan Superkupën, CR7 u stërvit pas ndeshjes – lufton të jetë gati për Barcën (Foto)

Tjerët festuan Superkupën, CR7 u stërvit pas ndeshjes – lufton të jetë gati për Barcën (Foto)

Real Madridi kishte shumë arsye për të festuar pas triumfit të Superkupës që u mbajt në Shkup.

Por, janë dy lojtarë që patën tjera arsye për t’u kthyer në fushë pas takimit.

E ata janë Cristiano Ronaldo dhe Lucas Vasquez. Që të dy luajtën në pjesën e dytë. Ronaldo vetëm 15 minuta dhe Vasquez vetëm 24 minuta.

Vasquez dhe Ronaldo duke u stërvitur… Foto: Marca

Përkundër asaj që e përshkruajnë mediat spanjolle si nxehtësi “e tmerrshme” në Shkup, Ronaldo u kthye në fushë pas ndeshejs me trajnerit e përgatitjes fizike Antonio Pintus.

Ata stërvitën për rreth 20 minuta pas ndeshjes, në mënyrë që Ronaldo të jetë sa më në formë për ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës që zhvillohet javën e ardhshme në Camp Nou. Ronaldo ka plot një javë tash për t’u bërë gati në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fjala e fundit është e Zizus

Vendimi definitiv për Ronaldon pa dyshim se i mbetet Zinedine Zidanes. Francezi tashmë ka treguar personalitet në raport me Cristianon. Ai e la atë disa herë jashtë fushës dhe të martën e la në stol në Superkupë, një gjë që s’ka ndodhur që nga 7 janari i vitit 2015, edhe kur Ancelotti drejtonte ekipin.

Pas pushimit të tij të zgjatur veror, koha më e afërt e rikthimit të Ronaldos për Zidanen është pa dyshim dueli ndaj Barcelonës. Por, Zidane do të analizojë një sërë faktorësh para se të vendosë për Ronaldon nëse duhet të shkelë në fushën e Camp Nou, një fushë që golashënuesi i mbretërve e pëlqen mjaft shumë.

Nëse Ronaldo luajti në Shkup, kjo do të thotë se ndaj Barcelonës ai mund të ketë më shumë se 15 minuta dhe këtë e dëshirojnë të gjithë tifozët e Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori