LAJMI I FUNDIT:

Tjetër bashkëpunim nga Dua Lipa

Tjetër bashkëpunim nga Dua Lipa

Brenda këtij viti ajo ka publikuar dy bashkëpunime, “No Lie” me Sean Paul dhe “Scared To Be Lonely” me Martin Garrix, por Dua Lipa është gati të publikojë bashkëpunimin e radhës.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se më 24 prill, ajo do të nxjerrë në treg projektin e ri muzikor.


Dua Lipa me veshje të tejdukshme para publikut holandez (Video)
Lexo po ashtu Dua Lipa me veshje të tejdukshme para publikut holandez (Video)

“Lost In Your Light” do të titullohet kënga me e re e artistes, e cila kësaj radhe ka vendosur të vijë në një bashkëpunim me Miguel.

Momentalisht Dua Lipa ndodhet në turneun e saj në Amerike dhe Evropë. /TCH/