Dita e fundit e afatit kalimtar në NBA ka sjellë disa lëvizje të reja nga skuadrat e ndryshme.

Përderisa të gjithë në Amerikë janë në pritje të lëvizjes së Anthony Davis, ekipet tjera kanë kryer transferime të tjera.

Chiago Bulls dhe Washington Wizards kanë kryer me sukses shkëmbimin e lojtarëve.

Otto Porter nga Washington Wizards i është bashkuar skuadrës legjendar Chicago Bulls.

Ndërkohë në drejtim të Washingtonit kanë shkuar dy lojtarët e rinj Jabari Parker dhe Bobby Portis.

Nuk ishte vetëm Porter i larguar nga Washington Wizards.

Wizards kanë shkëmbyer edhe Markieff Morrisin me Wesley Johnson.

Morris nga sot është një basketbollist i ri i New Orleans Pelicans, ndërsa Johnson i është bashkuar Wizards. /Telegrafi/