eksperti-banner

PSG zyrtarisht është shpallur kampion i Francës, pasi qeveria e këtij vendi vendosi që të ndërpresë futbollin deri në gusht.

Ligue 1 sot ka marr disa vendime ku ia njeh titullin e kampionit liderit të deritashëm të kampionatit me 12 pikë para, Paris Saint Germanit.


Titullin e nëntë në histori, PSG-ja ia ka kushtuar të gjithë punëtorëve shëndetësorë dhe mijëra profesionistëve të vijës së parë që punojnë çdo ditë në luftë me COIVD 19.

“Ne duam që këtë titull të Ligue 1 t’ia dedikojmë stafit shëndetësorë dhe heronjve të përditshëm të vijës së parë të frontit, përkushtimi dhe sakrifica e të cilëve gjatë javëve të tëra ka merituar admirimin tonë të thellë”.

“Ne kuptojmë, respektojmë dhe përkrahim vendimin e qeverisë së vendit për të përfunduar kampionatin. Shëndeti, ashtu si është thënë çdo herë, duhet të jetë prioritet i secilit”.

“Dua të falënderojë lojtarët, trajnerin, stafin teknik dhe mjekësor si dhe punëtorët e klubit për punën e jashtëzakonshme. Ky trofe është shpërblim për punën e madhe të tyre. Në këtë kohë të vështirë, shpresoj që ky trofe do të sjellë pak gëzim dhe shpresë te tifozët tanë”, ka thënë Nasser Al-Khelafi ,presidenti i Paris Saint-Germainit.

PSG  fitoi titujt edhe në vitet 1985/86, 1993/94, 2012/13, 2013/14, 2014/15, 2015/16, 2017/18 dhe 2018/19.

Ata barazohen me Marsillen sa i përket numrit të titujve, nërsa ata kanë akoma një titull më pak se Saint-Etienne që kanë 10. /Telegrafi/

telegrafi sport app