LAJMI I FUNDIT:

Tito para vdekjes këndonte rusisht

Tito para vdekjes këndonte rusisht

Kanë kaluar gati katër dekada që nga vdekja e Josip Broz Tito dhe legjendat rreth momenteve të tij të fundit dhe sot janë të ndërthurura me të vërtetën.

Sëmundja e Titos dhe ditët e fundit të jetës u mbyllën në velin e sekreteve që i lejonin shumë vetave të flisnin se si e kanë vizituar, madje edhe kanë folur me të.


Predrag Laleviq, një mjek personal i Titos, tha më vonë se të gjitha rrëfimet janë shpikur, pasi  Broz ishte në gjumë nga 26 shkurti, edhe pse kjo nuk shkruan askund në raporte, transmeton KosovaPress.

Mjeku Laleviq, i cili mbi 16 vjet ishte me Titon në 106 udhëtime jashtë vendit, përshkruan katër muajt e fundit të jetës së kreut të ish-Jugosllavisë në një spital në Lubjanë.

Laleviq ishte pjesë e një konsorciumi që kishte luftuar për jetën e mareshalit për katër muaj. Ai do të mbetet përgjithmonë në historinë e shtetit të mëparshëm – ai ndali aparatet të cilat mbanin Titon gjallë.

“Në mëngjes filloi hemodializa. Megjithatë, pas një kohe, ka pasur një rënie të presionit të gjakut, i cili nuk u rregullua, andaj u desh të ndalej hemodializa. Të gjithë anëtarët e Bordit Këshillimor, mjekët që marrin pjesë, por edhe infermieret që kuronin presidentin, u mblodhën rreth shtratit. Tito po shuhej ngadalë,” përkujton Laleviq.

Ai thotë se para vdekjes, Tito kishte rënë në një lloj ethe, kështu që filloi të këndonte në rusisht dhe të ëndërronte kinezët. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori