LAJMI I FUNDIT:

Tirana mposhtë Trepçën me dramë në Mitrovicë (Foto)

Tirana mposhtë Trepçën me dramë në Mitrovicë (Foto)

Tirana ka arritur që të mposhtë Trepçën në me rezultat 74-68, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën Minatori.

Edhe një herë mitrovicasit dhanë shembullin më të mirë si përkrahet skuadra e qytetit, duke u mbledhur afro tre mijë persona në palestër për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.


Çereku i parë ishte i barabartë, teksa Tirana thelloi epërsinë në çerekun e dytë.

Krejt në fillim të pjesës së dytë Trepça u mundua që të bëjë diferencën dhe të shfaqet më luftarake para tifozëve, teksa arriti edhe të kalonte në epërsi në çerekun e katërt.

Tirana ishte më e konentruar në mbrojtjen "man to man" me presion konstant dhe agile në sulmet me post të ulët dhe flex. Foto: Supersport
Tirana ishte më e konentruar në mbrojtjen “man to man” me presion konstant dhe agile në sulmet me post të ulët dhe flex. Foto: Supersport

Krejt në fund të ndeshjes Tirana u tregua më e saktë dhe arriti që të fitonte me rezultat 74-68, teksa vendasit humbën koncentrimin.

Vlen të përmendet se kjo ishte humbja e dytë e Trepçës në Ligën Ballkanike, shkruan Telegrafi.

Në fund të takimit tfiozët e Trepçës festuan, duke mos dalë të zhgënjyer nga spektakli, çka tregon shpirtin sportiv të këtij qyteti.

Më i miri i takimit ishte Johnson me 21 pikë, pasuar nga Karaj dhe Hysenagolli me 17 pikë, teksa te Trepça u dallua Scott me 19 pikë dhe Stutz me 16 pikë.

Trepça s’ka më gjasa që të kualifikohet tutje në Ligën Ballkanike pas kësaj humbje. /Telegrafi/