LAJMI I FUNDIT:

Tirana, kampione e basketbollit në Shqipëri

Tirana, kampione e basketbollit në Shqipëri

Tirana është kampione e Shqipërisë në basketboll.

Bardhekaltërit kanë fituar serinë e finales ndaj Vllaznisë 3-0, për të çuar kupën e kampionit të vendit.


Sonte, në ndeshjen e tretë të serisë, Vllaznia luftoi për të arritur te fitorja e parë dhe për të zgjatur serinë, por nuk e arriti këtë, posaçërisht në çerek të fundit, kur të udhëhequr nga Endrit Hysenagolli, tiranasit arritën që të shmangen në rezultat dhe të shkojnë qetë te fitorja, që ua solli titullin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 87-80 për të bërë serinë 3-0 dhe për ta festuar titullin Tirana.

Vlen të theksohet se ky është titulli i 19 i Tiranës.