Në këtë recetë, mascarpone zëvendësohet plotësisht me kos grek
Kur një ëmbëlsirë tradicionale kombinohet me shijen e një fruti ekzotik, rezultati është tiramisu me ananas, një ëmbëlsirë e shijshme që mund të përgatitet në vetëm pak minuta.
Lëngu i frutave zëvendëson kafen si shurup biskotash, me një rezultat vërtet të shijshëm, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 100 g ananas,
– 100 g biskota,
– 200 g kos grek,
– 1 vezë shumë e freskët,
– 30 g sheqer,
– 1/2 filxhan lëng ananasi pa sheqer,
– 1/2 gotë ujë.
Përgatitja:
Përzieni lëngun e ananasit pa sheqer me ujë në një enë të cekët dhe të madhe dhe lëreni mënjanë.
Pritini ananasin në copa të vogla dhe lëreni mënjanë duke mbledhur lëngun për ta shtuar në enë.
Ndani të bardhën nga e verdha e vezës. Filloni duke rrahur të bardhat e vezëve derisa të jenë të forta, të cilat më pas do t’i lini mënjanë.
Pastaj rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë shkumëzuese.
Përzieni kosin në temperaturë ambienti derisa të bëhet i shkumëzuar. Në fund trazojmë lehtë me një procesor ushqimi dhe shtojmë të bardhën e vezës.
Në këtë krem shtoni gjysmën e ananasit të prerë dhe të verdhën e vezës së rrahur.
Tani formoni tiramisu. Lyejini lehtë biskotat në shurupin e ananasit dhe vendosini në fund të tavës.
Mbulojeni me krem dhe copa ananasi. Vazhdoni derisa të harxhohen të gjithë përbërësit.
Dekorojeni sipas dëshirës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarkë e shpejtë në tigan gati në 10 minuta: Është shumë e lirë dhe të ngopë
Gullash Segedini: Gjellë e njohur, për të cilin e gjithë Hungaria është krenare!
Patate turke të pjekura me jogurt: Shtesë që do ta gatuani për çdo gjellë!
Vikend grykësish: Pitja-shpagetë më e shijshme, pite të cilën e keni provuar
Ja cilat gabime nuk duhet t’i bëni me mishin e bluar!
Kuleç në mënyrën turke: Shije e pasur e kuleçve, të cilët i shijon me kafshatën e parë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo