LAJMI I FUNDIT:

Tim Judah për taksën: Kosova nuk kishte me çka tjetër t’i kundërvihej Serbisë

Tim Judah për taksën: Kosova nuk kishte me çka tjetër t’i kundërvihej Serbisë

Në një anketë të gazetës serbe “Danas”, për dallim nga disa zyrtarë evropianë të anketuar, të cilët shprehen kundër masave të Prishtinës për ngritjen e taksës në mallrat serb, gazetari britanik e specialisti për Ballkan, Tim Judah, mendon se Kosova edhe nuk kishte me çka tjetër t’i kundërvihej Serbisë.

Meqë Kosova nuk ka aftësi që me diplomaci të luftojë, siç ka vepruar Serbia në rastin e Interpolit dhe në fushatën e tërheqjes së njohjeve nga Kosova, kjo është mënyra e vetme me të cilën Kosova mund të veprojë në mënyrë që kjo ta lëndojë Serbinë, ka thënë ai.


“Kosova po e dënon Bosnjën sepse ajo kërkon viza për kosovarët. Nuk jam i sigurt se vendimi mbi doganat do të tërhiqet shpejt, po edhe pse do të tërhiqej? Diskutimet ndërmjet Thaçit e Vuçiqit nuk po përparojnë ndërsa Serbia zhvillon luftë të fuqishme diplomatike kundër Kosovës” ka thënë Judah.

Ai ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, duke theksuar se ka shtete që do të përdorin Veto ndaj Kosovës.

“Ajo që Kosova dëshiron nga BE-ja është liberalizimi i vizave, por duket se shumë shtete janë të gatshme të vënë veto në këtë, kështu që BE-ja nuk ka mjaft mjete në disponim. Shumica e asaj që Kosova blen nga Serbia – është mall konsumi, kështu që mund të sigurohet në vende tjera”, porosit Judah.

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori