TikTok dhe Oracle do të bëhen partnerë biznesi në Shtetet e Bashkuara – një marrëveshje që synon të kënaqë shqetësimet e sigurisë kombëtare të administratës së presidentit Donald Trump në lidhje me aplikacionin e videos në formë të shkurtër, sipas një personi të njohur me këtë çështje.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, lajmi vjen pas javësh spekulimesh në lidhje me të ardhmen e aplikacionit kinez në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar që aplikacioni të shitet, ose ndryshe të mbyllet në Shtetet e Bashkuara.
Natyra e saktë e marrëveshjes midis TikTok dhe Oracle (ORCL) mbetet e paqartë, por nuk u përshkrua si një shitje e plotë.
Lajmi për Oracle erdhi menjëherë pasi Microsoft njoftoi se nuk do të blejë operacionet e TikTok në SHBA nga ByteDance.
Siç shkruan më tej CNN, ByteDance nuk i është përgjigjur një kërkese për koment – TikTok nuk pranoi të komentojë, njëjtë sikurse Oracle.
Ndryshe, TikTok ka shpërthyer në popullaritet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke u bërë platforma e parë kineze e mediave sociale që fiton tërheqje të konsiderueshme me përdoruesve jashtë vendit të origjinës.
Aplikacioni është shkarkuar 315 milionë herë në tre muajt e parë të këtij viti – më shumë shkarkime tremujore se çdo aplikacion tjetër në histori, sipas kompanisë analitike Sensor Tower.
Por Trump dhe politikanë të tjerë amerikanë kanë thënë se aplikacioni paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare sepse mund të përdoret si një mjet spiunimi nga Pekini.
Autoritetet gjithashtu kanë shprehur shqetësimin se mund të përdoret për të mbledhur të dhëna personale mbi shtetasit e SHBA-së.
Megjithatë, TikTok i ka mohuar ato akuza duke thënë se qendrat e saj të të dhënave janë të vendosura tërësisht jashtë Kinës dhe se asnjë nga ato të dhëna nuk i nënshtrohet ligjit kinez.
Marrëveshja me Oracle vjen disa ditë para se të planifikohej të hynte në fuqi ndalimi i TikTok në Shtetet e Bashkuara.
Pas 20 shtatorit, Departamenti i Tregtisë pritet të sqarojë se cilat lloje të marrëdhënieve të biznesit që përfshijnë TikTok do të ndalohen në vend, sipas një urdhri ekzekutiv që Trump nënshkroi 6 gusht.
Nuk është e qartë nëse partneriteti i TikTok me Oracle do të lejonte që aplikacioni i videos me formë të shkurtër të shmangte këtë ndalim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi