LAJMI I FUNDIT:

TikTok njofton një marrëveshje prej 1.5 miliard dollarësh për të rifilluar “dyqanin online” në Indonezi

TikTok njofton një marrëveshje prej 1.5 miliard dollarësh për të rifilluar “dyqanin online” në Indonezi

Pas një marrëveshjeje të përbashkët me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo, TikTok është gati të rifillojë biznesin e tij të blerjeve online në Indonezi, të njohur si TikTok Shop.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, TikTok do të blejë mbi 75 për qind të aksioneve të platformës më të madhe të tregtisë elektronike të Indonezisë, Tokopedia-s, në të cilën pritet të investohen rreth 1.5 miliard dollarë, përcjell Telegrafi.


TikTok Shop ishte mbyllur në tetor të vitit të kaluar, pasi qeveria indoneziane ndaloi blerjet në internet në platformat e mediave sociale, si masë e mirëmbajtjes së tregut dhe mbrojtjes së tregtarëve të vegjël dhe të dhënave të përdoruesve.

Siç pretendohet, GoTo dhe TikTok kanë një qëllim të përbashkët, për promovimin e mallrave indoneziane nëpërmjet platformave të tyre dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Teknologji
Kalo në kategori