LAJMI I FUNDIT:

TikTok ka rregulluar një numër të metash për rritur sigurinë

TikTok ka rregulluar një numër të metash për rritur sigurinë

Shumë të meta të sigurisë i prekin shërbimet e internetit, ndërsa shumë prej tyre janë vështirë të gjinden dhe të largohen.

Check Point Research gjeti një numër të metash të sigurisë në TikTok dhe në faqen e saj të internetit, duke lejuar që një sulmues të kontrollojë llogarinë e dikujt tjetër, të fshijë videot e tij, të ngarkojë video të paautorizuara, të bëjë publike materialet private dhe të zbulojë informacione personale të një përdoruesi, duke përfshirë adresën private dhe e-mailin, transmeton Telegrafi.


Duke qenë se TikTok është një nga aplikacionet më të njohura, kjo do të ishte mjaft e keqe. Por, më e shqetësuese, është sasia e madhe e të metave të sigurisë, që janë gjetur gjatë këtij hulumtimi.

Në njërën prej këtyre të metash, iu lejohej aktorëve të këqij që të dërgonin SMS, në emër të TikTok.

“Ju lutem, ta përditësoni menjëherë sistemin”, ka qenë një prej SMS-ve të pranuara, derisa linku që gjendej në të, dërgonte në aplikacion me qëllim të keq.

Si pjesë e një gabimi, një sulmuesi iu lejua të ekzekutonte kodin JavaScript në emër të viktimës dhe ndërthurja e dy gabimeve tjera, i lejoi një sulmuesi të kryente veprime në llogarinë e viktimës pa pëlqimin e tij.

Ka pasur të meta të tjera, disa prej të cilave kërkonin sasi konkrete të njohurive teknike për t’i rregulluar, por nëse shikohet niveli i sigurisë në TikTok, në përgjithësi, është pak si i çuditshëm.

Vitin e kaluar, TikTok ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kompania që është në pronësi të saj ka mbledhur të dhëna nga përdoruesit e rinj në moshë.

Forcat ushtarake në Shtetet e Bashkuara e kanë të ndaluar ta përdorin këtë aplikacion, ndërsa TikTok ka rënë ndesh edhe me shumë ligje evropiane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori