Mourinho Jr është gëzuar shumë për fitoren e madhe të Barcelonës ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, ku festën e tij e ka nda me shokët e ‘Snapchatit’.

Barcelona bëri rikthimin më të madh në histori të Ligës së Kampionëve, duke fituar me rezultat 6-1 dhe duke u kualifikuar tutje edhe përkundër humbjes në ndeshjen e parë më rezultat 4-0.


Ky rikthim i katalunasve ka bërë që të befasohet bota e futbollit, ku shumë yje të njohura të shoubizit kanë festuar kualifikimin e tyre.

Djali i trajneri të Manchester Unitedit apo ish-trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho njihet si një fans i madh i skuadrës së Barcelonës.

Simpatia dhe dashuria e tij për Barcelonën u tregua edhe gjatë mbrëmjes së mërkurë, ku Mourinho Jr. e ka festuar fitoren e madhe ndaj PSG-së, përcjell Telegrafi.

mou jr messi

Mourinho Jr ka postuar një video në profilin e tij në rrjetin social ‘SnapChat’, ku shihet me fanellën e gjigantit katalunase.

“Klubi më i mirë në botë”, kishte shkruar ‘Mourinho i ri’, teksa shihej edhe shumë i lumtur.  /Telegrafi/

https://twitter.com/102greatgoals/status/839753948345085953