Tifozët votuan: Ky është klubi më keq i menaxhuar në Ligën Premier – rezultati është tronditës

Manchester United është votuar si klubi më keq i menaxhuar në Ligën Premier, sipas një sondazhi të realizuar me një grup tifozësh futbolli.
Sipas hulumtimit të kryer nga OnePoll, ku u përfshinë 2,000 tifozë, 33 për qind e tyre e cilësuan United si klubin me drejtimin më të dobët në elitën e futbollit anglez.
Everton dhe Chelsea u renditën së bashku në vendin e dytë me 7 për qind, ndërsa Arsenal zuri vendin e katërt me 6 për qind të votave.
Vlerësimi u bazua në disa kritere kryesore: strategjia e klubit, lidershipi, menaxhimi financiar dhe angazhimi me tifozët.
Ndërsa INEOS, që vitin e kaluar mori kontrollin minoritar të klubit, nuk rezulton të jetë shumë më popullor se familja Glazer, e cila vazhdon të jetë nën kritika të shumta nga tifozët.
Manchester United përfundoi sezonin e kaluar në vendin e 15-të në Ligën Premier, ka ndërmarrë shkurtimet të gjera të stafit, dhe ka shpenzuar shumë para me pak ose aspak sukses në fushë.
Në anën tjetër, 25 për qind e tifozëve të anketuar besojnë se Liverpool është klubi më mirë i menaxhuar në Angli, ndërsa Chelsea dhe Manchester City ndajnë vendin e dytë me 11 për qind të votave.
Manchester United dhe Arsenal ndajnë vendin e tretë me 10 për qind, në këtë kategori pozitive./Telegrafi/



















































