LAJMI I FUNDIT:

Tifozët suedez bëjnë përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Belgjikës (Foto)

Tifozët suedez bëjnë përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Belgjikës (Foto)

Sonte (e mërkurë) do të luhen ndeshjet e fundit në Grupin E të Euro 2016.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes të Suedisë dhe Belgjikës.


Belgët renditën në vendin e dytë me tre pikë, kurse suedezët në të tretin me një pikë, aq sa ka edhe Republika e Irlandës në vendin e fundit e cila luan ndaj Italisë.

Pra, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për fatin e skuadrave dhe tifozët e Suedisë kanë filluar të bëjnë përgatitjet e fundit.

Në rast se Suedia eliminohet, atëherë kjo do të jetë ndeshja e fundit për Zlatan Ibrahimovicin për përfaqësuesen suedeze. /Telegrafi/

ClkaNmsWkAAJfLa ClkaNmuWYAEwANX ClkaNnRXIAABWpu