LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Chelseat në protestë para “Samford Bridge” kundër Superligës Evropiane, Cech del të flas me ta duke dhënë një premtim

Tifozët e Chelseat në protestë para “Samford Bridge” kundër Superligës Evropiane, Cech del të flas me ta duke dhënë një premtim

Të martën në mbrëmje, tifozët e Chelseat protestuan afër “Stamford Bridge” pasi klubi i tyre u bashkua me Superligën Evropiane.

Reklama

Blutë janë një nga 12 anëtarët themelues të këtij turneu, dhe pjesë e ‘gjashtë të mëdhenjve’ të Ligës Premier.

Para ndeshjes ku Chelsea luan kundër Brighton, tifozët e klubit ua bënë të qartë se ata ishin kundër Superligës Evropiane.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë Stamford Bridge ku pati edhe një konfrontim afër hyrjes së stadiumit ku u paraqit legjenda e klubit, Petr Cech.

Ai në fakt iu desh të luste tifozët që të linin autobusin e ekipit të hynte në stadiumin, pasi ata kishin bllokuar rrugët.

“Lërini njerëzit që ta zgjidhin këtë, kjo nuk është gjëja e duhur. ​​Lërini njerëzit të futen brenda. Lërini autobusin të hyjë brenda. Jepni kohë njerëzve”, u ka thënë ish portieri tifozëve të mbledhur.

Duket se shumë nuk e prisnin një reagim kaq ekstrem nga tifozët në përgjigje të krijimit të Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Godin u kërkon të gjithëve të mos nxitohen me formën e Felix te Barcelona

Godin u kërkon të gjithëve të mos nxitohen me formën e Felix te Barcelona

La Liga
Sjellje antisociale, raport psikiatrik dhe shmangie e gjobave: Lehmann akuzohet tani se ka sulmuar me motor-sharrë garazhin e fqinjit

Sjellje antisociale, raport psikiatrik dhe shmangie e gjobave: Lehmann akuzohet tani se ka sulmuar me motor-sharrë garazhin e fqinjit

Ndërkombëtare
Ronaldo shënoi dy herë për Al Nassr, por humbi një rast të qind për qind me portën e zbrazët

Ronaldo shënoi dy herë për Al Nassr, por humbi një rast të qind për qind me portën e zbrazët

Ligat tjera
Balogun fytyra tragjike e Monacos – portieri i Nice ia pret dy penallti dhe humbin vendin e parë në Ligue 1

Balogun fytyra tragjike e Monacos – portieri i Nice ia pret dy penallti dhe humbin vendin e parë në Ligue 1

Ligue 1
Ramos thyen dy rekordet e Raul Gonzalez në La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Ramos thyen dy rekordet e Raul Gonzalez në La Liga dhe Ligën e Kampionëve

La Liga
“Shkova në Kinë si 27 vjeçar vetëm për para” – Witsel thotë se ata që shkojnë në Arabi Saudite duhet ta pranojnë për çfarë shkojnë

“Shkova në Kinë si 27 vjeçar vetëm për para” – Witsel thotë se ata që shkojnë në Arabi Saudite duhet ta pranojnë për çfarë shkojnë

Ligat tjera
Kalo në kategori