LAJMI I FUNDIT:

Tifogrupet e klubeve në Kosovë me aksione për grumbullimin e ndihmave për qytetarët pas tërmeteve në Shqipëri

Tifogrupet e klubeve në Kosovë me aksione për grumbullimin e ndihmave për qytetarët pas tërmeteve në Shqipëri

Shumë tifozë të klubeve shqiptare janë mobilizuar për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit që e ka goditur vendin.

Tashmë janë konfirmuar 20 viktima, e mbi 600 të tjerë janë lënduar.


Tifogrupet “Plisat”, “Ujqit”, “Arpagjikët”, “Intelektualët”, “Torcida”, “Pampurat”,  “Vreshtarët” e të tjera janë organizuar për të mbledhur ndihma për qytetarët në Shqipëri.

Mobilizimi në ndihmë vëllezërve e motrave në Shqipëri, po merr përmasa të mëdha kudo në Kosovë.

Dhjetëra të rinj të tifozerive si janë mbledhur sonte në sheshet para Komunave me qëllim grumbullimin e veshmbathjeve dhe ushqimeve në ndihmë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që këtë mëngjes u goditën nga tërmeti shkatërrimtar.

Të bashkuar rreth këtij qëllimi solidar, përfaqësuesit e tifozerisë “Ujqit” thanë se me këtë nismë sadopak synojnë të ndihmojnë rimëkëmbjen pas shkatërrimeve të evidentuara sot nga tërmeti që epiqendër pati Durrësin dhe zona tjera përreth, që për fatin e keq, pati edhe viktima e dëme materiale.

Nga kjo nismë kërkohet nga qytetarët e Ferizajt që të sjellin veshmbathje e ushqime që sadopak do të ndikonin në përballimin më të lehtë të gjithë kësaj situate.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori