LAJMI I FUNDIT:

BE do t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave me kushte

BE do t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave me kushte

Liberalizimi i vizave për Kosovën edhe mund të ndodh. Por me disa kushte.

Në numrin e saj të sotëm e përditshmja “Welt am Sonntag” shkruan se liberalizimi i vizave për shtetet e treta që ofrohet nga Bashkimit Evropian do të pësojë një ndryshim nga praktika e deritashme. Kjo sidomos për shtetet që është planifikuar dhe paralajmëruar se do të ngjajë këtë vit, transmeton RTK shkrimin e kësaj gazete.


Kështu duke filluar me Turqinë por edhe për Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukraninën pritet të zbatohet ky ndryshim.

Një diplomat i cili s’ka dashur që t’i përmendet emri ka bërë të ditur që BE-ja do të bëjë një marrëveshje të “jashtëzakonshme” me Turqinë e më pas edhe Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën e cila nuk ishte bërë deri më tashti.

Sipas këtij plani “marrëveshja në fjalë do të përmbajë një klauzolë suspendimi, e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti që ka arritur marrëveshjen me Brukselin nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kësaj”.

Sipas këtij plani në fjalë për Turqinë do të vlente kjo nëse Turqia nuk i kthen prapa refugjatët nga Greqia, kurse për Ukrainën kjo vlen në rast se ajo s’i përmbush kushtet e marrëveshjes me Moskën, e Kosova e Gjeorgjia do të pësonin në rast se nga këto vende do të ketë azilkërkues në vendet anëtare të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori