Thyhet një zyrë e OBRM-PDUKM-së në Shkup


Edhe pse nuk ka filluar ndonjë fushatë zgjedhore, skenat e thyerjes së shtabeve zgjedhore dhe zyrave të partive politike na kujtohen të gjithve. Një ngjarje e këtillë kandodhur mbrëmë në qytetin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në rrugën ''Vostaniçka'' në Shkup, është thyer shtabi i partisë OBRM-PDUKM. Rasti është paraqitur në polici në mëngjesin e hershëm, pak pas mesnate.
Bëhet e ditur se janë thyer xhamat e përparëm dhe anësorë të dyerve të zyrës së OBRM-PDUKM-së, nga persona deri tani të panjohur, ndërkaq është duke u punuar në sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































