LAJMI I FUNDIT:

‘Thumbimi’ i Jose Mourinhos ndaj Bruno Fernandesit në ndeshjen Tottenham – Manchester United

‘Thumbimi’ i Jose Mourinhos ndaj Bruno Fernandesit në ndeshjen Tottenham – Manchester United

Jose Mourinho nuk qeshi i fundit në takimin që Tottenham Hotspuri e zhvilloi ndaj Manchester United, derisa i lëshoi një fjalë Bruno Fernandesit.

Steven Bergwijn i kaloi Spursat në epërsi në pjesën e parë, fal një gabimi të bërë nga David de Gea.


Dukej se ky rezultat do të ishte i mjaftueshëm për Tottenhamin, mirëpo Fernandes vazhdoi me formë të lartë duke shënuar nga penalltia që e fitoi Paul Pogba.

Por, para se Fernandes të shënonte penalltinë, Mourinho kishte disa fjalë me të, mirëpo kamerat nuk arritën ta kapin atë çfarë i tha Special One.

Duket se ish-strategu i Djajve të Kuq ka një simpati për bashkëkombësin e tij dhe i tha disa gjëra afër vijave të bankës rezervë të Spurs. /Telegrafi/